Tadiq: Krimi në Mlladenovc nuk është akt terrorizmi, por reagimi i qeverisë dhe mediave të saj është terrorizimi i gjithë shoqërisë

Evropë

Tadiq: Krimi në Mlladenovc nuk është akt terrorizmi, por reagimi i qeverisë dhe mediave të saj është terrorizimi i gjithë shoqërisë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:43
Boris Tadiq

“Për vite me radhë kam përsëritur se pompimi sistematik i agresionit përmes medias dhe politikës në hapësirën publike mund të çojë vetëm në kolaps dhe regres të shoqërisë serbe”, tha ish-presidenti serb Boris Tadiq, duke komentuar spiralen e dhunës që ka goditur Serbinë këto ditë.

Sipas tij, nëse tragjedia e vrasjes masive në shkollën fillore Vladislav Ribnikar ishte pjesërisht e shkaktuar nga media agresive dhe përmbajtjet e internetit nga e gjithë bota, kjo e fundit sigurisht që nuk ishte.

“Gjithashtu, ky krim që ka ndodhur në Mlladenoc, sigurisht që nuk është akt terrorist. Por të gjitha këto krime, si dhe reagimi i qeverisë dhe mediave të saj ndaj këtyre krimeve, po terrorizojnë gjithë shoqërinë”, thekson Tadiq.

Ai gjithashtu beson se është momenti i fundit që ne si shoqëri të përballemi me sfida të tilla të tmerrshme në mënyrë të organizuar, profesionale dhe institucionale.

Policia serbe ka gjetur arsenal armësh në një vilë që po përdorej nga autori i dyshuar për vrasjet masive afër Beogradit.

Më 5 maj, autoritetet në Serbi arrestuan të dyshuarin e sulmit që la të vrarë tetë persona.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet U.B, është 21 vjeç.

Në deklaratën e policisë u tha se në vilën në fshatin Shepshin afër Mlladenovcit u gjet një karabinë, një pistoletë, dy shurdhues, një thikë për gjueti dhe pjesë të tjera të armëve, që besohet se janë përdorur nga i dyshuari.

Po ashtu, autoritetet kanë gjetur 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 fishekë për armë të gjuetisë, dhe municione të tjera për armë të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat