Kali jashtë kontrolli në paradën e mbretit shkel njerëzit e barrierat në Londër

Evropë

Kali jashtë kontrolli në paradën e mbretit shkel njerëzit e barrierat në Londër

Më: 6 maj 2023 Në ora: 18:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një oficer policie u plagos sot kur një kalë i zi ushtarak i ceremonisë së mbretit Charles doli nga linjat e përcaktuara të kalërimit duke kapërcyer barrierat e goditur spektatorët.

Kali me oficerin në kurriz duket se avancoi nga prapa grupit dhe humbi kontrollin e hapave të vet ceremonialë, disa metra larg karrocës mbretërore ku udhëtonin mbreti Charles dhe shoqëruesja Camilla, tashmë dhe ajo mbretëreshë.

Incidenti ndodhi teksa karroca e çiftit mori kthesën e fundit drejt pallatit mbretëror Buckingham Palace ku ata u kurorëzuan zyrtarisht.

Në incidentin me kafshën e trazuar spektatorët u tërhoqën për të mos u lënduar prej tij pas prishjes së barrierës së metaltë.Një oficere policie femër u pa që largohej duke çaluar nga vendngjarja.

Më herët në të njëjtin procesion një tjetër kalë ui gardës mbretërore dukej se humbiste kontrollin gjatë ecjes ceremoniale prapa karrocës së florinjtë, duke u zhvendosur në mënyrë të pakontrolluar sa majtas e sa djathtas.

Videot u publikuan në rrjet nga mediat vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat