Emigrantët, BE: Roma nën presion, është problem i të gjithëve

Evropë

Emigrantët, BE: Roma nën presion, është problem i të gjithëve

Më: 7 maj 2023 Në ora: 00:21
Ylva Johansson

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson ka dalë në krah të Italisë për çështjen e emigrantëve. Ajo tha se autoritetet po kryejnë shumë operacione shpëtimi në det dhe se problemi i emigrantëve nuk është një çështje vetëm italiane por evropiane, raportojnë mediat e huaja.

“Është shumë e qartë se Italia është nën presion të madh. Autoritetet po kryejnë shumë operacione shpëtimi në det” dhe “duhet të tregojmë se nuk është vetëm një çështje italiane, por një çështje evropiane”, tha ajo.

Ajo theksoi se vendimi i qeverisë italiane për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është brenda kompetencave të saj.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas përplasjes mes Italisë dhe Francës, pasi kjo e fundit akuzoi qeverinë e Giorgia Melonit si të paaftë për të menaxhuar urgjencën, duke nxitur reagimin e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, i cili vendosi që të anulojë udhëtimin që kishte planifikuar për në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat