Shefi i psikiatrisë në Leskovc pozon me revole në duar, ministrja e Shëndetësisë në Serbi kërkon të ndërmerren masa ndaj tij

Evropë

Shefi i psikiatrisë në Leskovc pozon me revole në duar, ministrja e Shëndetësisë në Serbi kërkon të ndërmerren masa ndaj tij

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:27
Shefi i psikiatrisë në Leskovc

Fotografitë me revole në duar të kreut të spitalit psikiatrik të qytetit serb Leskovc, Goran Tojaga të publikuara në rrjetet sociale po bëjnë bujë në Serbi.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, ka urdhëruar drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Leskovcit të marrë masa urgjente për shkak të fotove ku shihet mjeku dhe shefi i repartit të Psikiatrisë.

“Do të zhvillojë një bisedë me mjekun të hënën. Është e vërtetë që ministrja Grujiçiq më thirri para disa orësh. Të hënën do të vendosim se çfarë të bëjmë dhe si të vazhdojmë”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Leskovcit, Nebojsha Dimitrijeviq.

Dimitrijeviq theksoi se Tojaga “është një nga specialistët më të mirë në Leskoc dhe një mjek shumë i përkushtuar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat