Aksident i rëndë në Turqi, humbin jetën 12 persona, plagosen 31 të tjerë

Evropë

Aksident i rëndë në Turqi, humbin jetën 12 persona, plagosen 31 të tjerë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksidenti i rëndë me 12 viktima dhe 31 të plagosur ka ndodhur në provincën Hatay të Turqisë jugore.

Mediat vendase shkruajnë se, shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke bërë që ai të hyjë në trafikun përballë dhe të përplaset me nëntë makina dhe dy mikrobusë. Kamioni dhe një autobus janë përfshirë nga flakët.

“Zjarri përfshirë një kamion dhe një autobus, si pasojë kanë humbur jetën 12 bashkëqytetarë tanë dhe 31 të tjerë u plagosën, tre prej tyre në gjendje të rëndë, në zonën e Topbogazit, pranë Antakias (Antioki),” ka shkruar  ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat