Konstruksioni i metaltë i luhatëses thyhet, lëndohen 20 persona në qytetin rus – publikohet pamjet

Evropë

Konstruksioni i metaltë i luhatëses thyhet, lëndohen 20 persona në qytetin rus – publikohet pamjet

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një park lodrash në qytetin rus Orenburg, janë lënduar 20 persona, në mesin e tyre 12 fëmijë.

12 prej tyre janë dërguar në spital për trajtim, kurse një grua është në gjendje të rëndë së bashku me një fëmijë.

Incidenti në luhatëse ndodhi më 6 maj në parkun e lodrave “Orenpark”, kurse gjatë lëvizje konstruksioni i metaltë u thye.

Raportohet se një grua me lëndime të shumta është në gjendje kritike e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv.

Një fëmijë 10-vjeçar gjithashtu është në gjendje të rëndë. E pacientët e tjerë po trajtohen nëpër reparte tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat