Ministria serbe merr këtë vendim pas dy masakrave tragjike

Evropë

Ministria serbe merr këtë vendim pas dy masakrave tragjike

Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, pa dy rasteve tragjike, ka marrë vendim që nesër të ketë patrulla policore në çdo shkollë.

Një nga masat tjera, është edhe dorëzimi i armëve ilegale e cila ka kohe deri më 8 qershor dhe nuk do të ketë pasoja jurdike.

Kështu ka bërë të ditur sekretar i MUP-it, Danilo Stevandiq.

“Një nga masat është që të bëhet çarmatimi dhe të dërgohet ftesa publike për të gjithë personat që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë që të sjellin armë të tilla në stacionin më të afërt policor. Ministri Gashiq ka lëshuar një urdhër dje, i cili ka të bëjë me dorëzimin e armëve dhe municioneve të paregjistruara. Dhe nga nesër deri më 8 qershor mund ta dorëzojnë në stacionin më të afërt policor, pa pasoja juridike.” – ka thënë ai raporton N1.

Më tej, ai ka thënë se zyrtarët e policisë do të shtohet në të gjitha vendet publike ku mblidhen një numër i madh njerëzish - në qendra tregtare, në parqe, në sheshe.

“Ne do të mundohemi sa më shpejt dhe me siguri do t’ia dalim që të rrisim numrin e policëve që do të jenë nëpër shkolla. Tashmë nga mëngjesi i nesërm do të ketë patrulla policore para çdo shkolle në momentin e mbërritjes së nxënësve në shkollë, gjatë turneve të mëngjesit dhe pasdites, pas përfundimit të punës në shkollë, të cilat do të veprojnë në mënyrë parandaluese për sigurinë e nxënësve dhe punonjësve të shkollës. Gjatë orëve të mësimit do të ketë policë të shkollave, të cilët do të kryejnë detyrën ashtu siç kanë bërë në 20 vitet e fundit. Që nga viti 2003 kemi policë shkollorë të cilët veprojnë në mënyrë parandaluese dhe mbrojnë sigurinë e nxënësve dhe punëtorëve nëpër shkolla në gjithë territorin e Republikës së Serbisë.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se në dy sulmet e fundit në Beograd, kanë mbetur të vrarë 17 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat