71-vjeçarja sulmohet seksualisht dhe goditet me thikë në mes të natës

Evropë

71-vjeçarja sulmohet seksualisht dhe goditet me thikë në mes të natës

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një burrë në Angli, është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me thikë dhe ka sulmuar seksualisht një 71-vjeçare.

Policia e West Mercia, tha se sulmi ndodhi në Worcester, rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.

Një 56-vjeçar është arrestuar në vendngjarje, për tentativë vrasjeje dhe sulm seksual. Ai ndodhet në paraburgim.

E moshuara është dërguar në spital në gjendje të rëndë me plagë të shumta.

Kryeinspektori i policisë së West Mercia, Brian Gibbs tha: Ne po e trajtojmë incidentin në orët e para të mëngjesit të sotëm si një incident të izoluar dhe nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për publikun e gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat