Vazhdojnë çmenduritë: Studenti serb vizatoi trupa të përgjakur në klasë, arrestohet nga policia

Evropë

Vazhdojnë çmenduritë: Studenti serb vizatoi trupa të përgjakur në klasë, arrestohet nga policia

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:29
Ilustrim

Anëtarë të policisë serbe e kanë arrestuar një student 19-vjeçar në Serbi, nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.

Ai dyshohet se në një grup të klasës së tij përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë, raportojnë mediat serbe.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet t’i ngrihet kallëzim penal. 

Ndryshe në javën e kaluar janë vra dhjetëra serbë nga një nxëns dhe një qytetar serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat