Të paktën 21 të vdekur nga zjarret në Urale dhe Siberi

Evropë

Të paktën 21 të vdekur nga zjarret në Urale dhe Siberi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarret kanë shpërthyer në rajonin Kurgan të Uraleve dhe në Siberi gjatë gjithë javës duke shkaktuar të paktën 21 viktima.

Mediat lokale raportuan se shumica e të vdekurve ishin njerëz të moshuar që nuk mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre, shkruan The Guardian.

Sipas autoriteteve lokale, shumë nga vdekjet kanë ndodhur të dielën në fshatin Yuldus, në provincën Kurgan në kufirin midis Uraleve dhe Siberisë.

Ndërkohë një banor i provincës Tyumen të Siberisë perëndimore vdiq në përpjekje për të shuar zjarrin.

Zyrtarët e shërbimit rajonal të urgjencës kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Një gjendje e jashtëzakonshme u vendos në provincën Kurgan, ku më shumë se 5000 ndërtesa janë djegur.

Zjarret kanë përfshirë gjithashtu mijëra hektarë në provincën Sverdlovsk dhe zona të provincave Omsk dhe Tyumen të Siberisë.

Gjatë një vizite në provincën Kurgan të hënën, ministri rus i situatave emergjente, Aleksandr Kurenkov, tha se vendbanimet nuk ishin më në rrezik nga flakët, megjithëse media lokale raportoi të martën se zjarret ende vazhdonin atje, si dhe në Sverdlovsk dhe Tyumen.

Shërbimi i monitorimit të atmosferës së BE-së Copernicus (Cams) tha se të dhënat e tij treguan “zjare aktive që digjen në një brez që shtrihet nga rajoni rus Chelyabinsk në rajonet Omsk dhe Novosibirsk deri në Primorye në lindjen e largët, duke prekur gjithashtu Kazakistanin dhe Mongolinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat