LIVE: Zhvillime të papritura, ish-presidenti rus vjen me një parashikim ‘bombë’: Zelensky do kryejë vetëvrasje si Hitleri!

Evropë

LIVE: Zhvillime të papritura, ish-presidenti rus vjen me një parashikim ‘bombë’: Zelensky do kryejë vetëvrasje si Hitleri!

Nga: Bota sot Më: 12 maj 2023 Në ora: 07:04 Përditësuar në ora: 20:17 më 12.05.2023
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Shokon ish-presidenti rus me deklaratën për Zelenskyn: Drogaxhiu i Kievit do kryejë vetëvrasje si Hitleri

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, njëkohëisht nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, ka sulmuar Zelenskyyn për deklaratat e tij ndaj Kremlinit.

Në një reagim të fundit të bërë Medvede e ka krahasuar Zelenskyy-n me Hitlerin dhe shprehu mendimin se edhe presidenti ukrainas njëjtë si ai do të kryejë vetëvrasje para se të kapet nga forcat ruse, shkruajnë mediat e huaja.

"Zelenskyy, u uroi vdekjen të gjithë banorëve të Kremlinit. Dhe jo nga dora e tij. Ne nuk e dimë se si do të vdesë dikush, sepse rrugët e Zotit janë misterioze.

Por drogaxhiu i Kievit ka një shans për të vdekur nga dora e tij. Të vetëvritet ashtu si Hilteri”- thuhet në deklaratën e Medvedev të shpërndarë në rrjetin e tij Telegram.

Nuk ndalet kreu i Wagner, ‘plas’ sërish deklarata të forta kundër Moskës, ja çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Kreu i grupit Wagner ka publikuar një video të re, në të cilën sulmon drejtpërdrejt udhëheqësit e Kremlinit, duke theksuar se armiku po vret 400 deri në 600 persona në ditë, sipas mediave të huaja.

“Armiku po vret 400 deri në 600 njerëz në ditë dhe humbet po aq ushtarë,” tha ai.

Armiku nuk po kursehet në municione, madje një numër i madh automjetesh kanë mbërritur tashmë, gjithashtu edhe dronë. Armiku është i pajisur mirë, i trajnuar dhe po reziston me dinjitet,” tha Prigozhin.

Sipas tij, forcat e grupi Wagner po rezistojnë dhe përparojnë më tej dhe se për kontrollin e plotë të qytetit duhen marrë në kontroll edhe 2 kilometra të tjera.

Rusët kanë një ide të re: Emigrantët që kanë nënshtetësi ruse duhet të luftojnë në Ukrainë

Kreu i Qendrës Federale Kriminale Ruse, Alexander Bastrykin, propozoi që të gjithë emigrantët që kanë marrë nënshtetësinë ruse të dërgohen në frontin në Ukrainë.

Bastrykin vuri në dukje rritjen e numrit të vrasjeve të kryera nga emigrantët në Rusi. Në këtë kontekst, ai përmendi idenë e dërgimit të emigrantëve në luftë kundër Ukrainës dhe në rast refuzimi të deportimit të tyre.

“Njerëzit thonë se ndërsa rusët janë në front, emigrantët po na sulmojnë pjesën e pasme. Ju nuk dëshironi të shkoni në front, nuk dëshironi të përmbushni detyrën tuaj qytetare, pastaj me mirësi kthehuni në shtëpi”, tha ai, shkruajnë mediat.

Sipas ligjeve aktuale, personat me shtetësi të dyfishtë nuk i nënshtrohen rekrutimit në ushtrinë ruse, por mund të bashkohen me forcat e armatosura ruse si vullnetarë vetëm pas nënshkrimit të një kontrate.

Një ditë më parë, deputeti komunist, Mihail Matveyev njoftoi se po përgatit një projektligj që do të lejojë emigrantët me nënshtetësi ruse të dërgohen në “Operacionin Special Ushtarak”, siç e quan zyrtarisht Rusia luftën kundër Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. 

Si reagoi Rusia ndaj vendimit që Ukraina do të furnizohet me raketa me rreze të gjatë veprimi

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se një vendim i Mbretërisë së Bashkuar për të transferuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow në Kiev është një “përshkallëzim serioz i situatës”.

Në një deklaratë të formuluar, ministria tha se Moska rezervoi të drejtën për të “marrë të gjitha veprimet e nevojshme” në përgjigje të këtij vendimi.

“Ne e konsiderojmë këtë vendim si një hap tjetër jashtëzakonisht armiqësor nga Londra, që synon të shtyjë më tej Ukrainën me armë dhe të çojë në një përshkallëzim serioz të situatës në zonën e operacionit special ushtarak”, thuhet në deklaratë.

Rusia thotë se transferimi i raketave me precizion të lartë, të cilat kanë një rreze prej mbi 250 kilometra, demonstron një “nivel të paprecedentë të përfshirjes së Britanisë së Madhe në konfliktin ukrainas”.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace konfirmoi dje se raketat do t’i dorëzoheshin Kievit, duke thënë se ato iu ofronin forcave të armatosura të Ukrainës “shansin më të mirë për t’u mbrojtur kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë”.

Turqia raporton për progres në marrëveshjen për grurin e Ukrainës

Turqia njoftoi të premten se bisedimet që po zhvillohen në Stamboll për të rinovuar marrëveshjen që lejon eksportet e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi pas pushtimit të Rusisë, po rezultojnë me sukses.

Marrëveshja, e cila mundëson eksportin e sigurt të grurit ukrainas, përfundon më 18 maj, ndërkohë Moska ka kërcënuar të tërhiqet nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.

"Ne po shkojmë drejt pajtueshmërisë për vazhdimin e marrëveshjes për grurin", tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Akar iu referua bisedimeve në Stamboll këtë javë ndërmjet zyrtarëve nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) u takuan në Stamboll, më 11 maj lidhur me propozimet e OKB-së për të zgjeruar iniciativën për transportin e grurit përmes Detit të Zi.

Përveç vazhdimit të marrëveshjes, takimi në Stamboll u fokusua në një propozim të Kombeve të Bashkuara për të rifilluar eksportet e amoniakut të Rusisë përgjatë tubacionit Togliatti-Odesa, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara nëpërmjet një njoftimi.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan për marrëveshje, në korrik të vitit 2022, për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, e cila u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës. Marrëveshja ndihmoi që ushqimi të arrijë te njerëzit në vendet më të varfra në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Rusia kishte publikuar një listë kërkesash në lidhje me eksportet e saj bujqësore, të cilat dëshiron të përmbushen para se ajo të pajtohet për zgjatje të marrëveshjes.

Ndërsa eksportet e tilla ruse nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, Moska thotë se kufizimet e pagesave, logjistikës dhe sigurimeve po i pengojnë dërgesat.

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e posaçëm për vizitë në Ukrainë e Rusi

Kina do të dërgojë përfaqësuesin e saj të posaçëm për çështjet euro-aziatike në Ukrainë e Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji, për të për të promovuar bisedimet e paqes, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.

"Vizita e një përfaqësuesi kinez është një manifestim i përkushtimit të Kinës për të promovuar bisedimet e paqes", tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin.

Presidenti kinez Xi Jinping foli me telefon me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky muajin e kaluar, ku tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi Zelenskyt, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.

Li Hui, ambasadori i Kinës në Rusi nga viti 2009 në 2019, është diplomati kinez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga pushtimi i Moskës vitin e kaluar.

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Pekini në muajt e fundit ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë.

Por, teksa Kina thotë se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ajo është kritikuar për refuzimin e dënimit të Moskës për pushtimin e vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit duke siguruar tanke dhe raketa.

Aleatët perëndimorë i kanë parë me skepticizëm përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në Ukrainë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes: Forcat ukrainase përparuan 2 kilometra në Bakhmut

Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje t'i shtyjnë rusët 2 kilometra (1.2 milje) rreth qytetit lindor të Bakhmut gjatë javës së kaluar, tha të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës.

“Armiku nuk arriti t'i realizojë planet e tij, armiku pësoi humbje të mëdha në fuqi punëtore, mbrojtësit tanë përparuan 2 km në drejtimin Bakhmut”, u shpreh zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar në një postim në Telegram.

"Ne nuk humbëm asnjë pozicion të vetëm në Bakhmut këtë javë," shtoi ajo.

Bakhmut është vendi i një sulmi disa mujor nga forcat ruse, duke përfshirë mercenarët Wagner, që ka dëbuar mijëra nga shtëpitë e tyre dhe ka lënë zonën e shkatërruar. Por, pavarësisht nga sasia e madhe e fuqisë punëtore që Rusia ka dërguar për të pushtuar qytetin, ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin total dhe këtë javë pësoi humbje të mëdha në zone, shkruan CNN.

Kaos i paparë në Moskë, kreu i Wagner kapërcen “vijën e kuqe”, gabimi fatal dhe premtimi i thyer do i kushtojnë “kokën”, Putin lëshon mbi të “qentë e tij besnikë”

Përplasjet mes themeluesit të ushtrisë private mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe udhëheqjes ushtarake ruse janë bërë tashmë të zakonshme prej shumë kohësh, por javët e fundit akuzat dhe zemërimi kanë qenë më “të tërbuara” se kurrë. Në një video të 5 majit, duke iu drejtuar ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov, Prigozhin shqiptoi një sërë akuzash të rënda, duke i akuzuar ata se i kishin lejuar luftëtarët rusë të vdisnin. Katër ditë më vonë, ai postoi një video shumë më të gjatë, këtë herë duke akuzuar një njësi të ushtrisë ruse për braktisjen e pozicioneve të saj në Bahmut dhe foli për një "gjysh të lumtur" që nuk arrin të shpëtojë vendin e tij, dhe spekulohet se i referohej Presidentit Vladimir Putin.

Shqetësimi i Kremlinit

Media e pavarur ruse Meduza ka mësuar nga burime pranë administratës së Putinit se zyrtarëve të Kremlinit po i mbaron durimi me Prigozhin, pasi ai ishte i paaftë të mbante "premtimin personal" që i bëri presidentit rus. Kritikat e tij të fundit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe deklaratat për situatën në fushën e betejës kanë filluar të "shqetësojnë seriozisht Kremlinin", mësoi Meduza nga dy burime pranë Kremlinit. Një burim thotë se Prigozhin aktualisht nuk po vepron "si pjesë e të njëjtit ekip dhe jo nga të njëjtat interesa" si autoritetet ruse. "Ai ka projektin e tij, Bahmutin dhe po bën gjithçka për të për momentin. Por është një projekt personal, që synon t'i japë më shumë ndikim në Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë që Wagner të paraqitet si forca kryesore pas fitores", tha burimi. Deklarata e Prigozhin për "gjyshin e lumtur", sipas burimit, u prit edhe më negativisht në Kremlin. Një burim beson se Prigozhin në fakt nuk po fliste për Putinin, por një tjetër tha se deklarata nuk mund të konsiderohet një "sulm i drejtpërdrejtë" ndaj presidentit.

Një premtim i thyer

Burimet e Meduza thonë se sjellja e Prigozhin mund të lidhet me një "premtim personal" që ai i bëri Vladimir Putinit se grupi Wagner do të pushtonte Bahmutin deri në një datë të caktuar. Burimet nuk e dinë saktësisht se cila datë do të ishte ajo, por spekulojnë se Prigozhin mund të ketë “kaluar afatin” dhe se është nervoz për këtë. Ushtria ukrainase raportoi më parë se forcat ruse shpresonin të merrnin kontrollin e Bahmutit deri më 9 maj, gjë që ata nuk arritën ta bënin. “Për shkak të atij premtimi personal, ai po bën deklarata provokuese. Kjo është sjellje e pazakontë”, tha burimi. Disa burime të tjera thanë se Prigozhin e ka kaluar "vijën e kuqe" me deklaratat, lidhur me municionet dhe dështimet e ushtrisë ruse në fushë-betejë.

Mbrojtja e Prigozhin

Sipas burimeve, veprimet e kreut të Grupit Wagner mund ta fusin atë në telashe, pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me autoritetet e larta të Rusisë. "Njerëzit që e mbrojnë atë përfshijnë drejtorin e Gardës Kombëtare Ruse Viktor Zolotov, si dhe guvernatorin e Tulës dhe ish-truprojën e Putinit, Alexei Dyumin. Midis përkrahësve të Prigozhin ishte edhe miliarderi dhe aleati për një kohë të gjatë i Putinit, Yuri Kovalchuk, por sipas burimeve të Medusa, ai filloi të distancohej nga Prigozhin.Një burim nga një prej agjencive shtetërore të medias ruse thotë se agjencitë e propagandës së vendit kanë marrë tashmë një "paralajmërim" nga administrata e Putinit se nëse Prigozhin vazhdon të kritikojë Ministrinë e Mbrojtjes, gazetarët do të duhet ta bëjnë të duket se tradhtar i Rusisë.

Kërcënimet e Kremlinit

Washington Post raportoi më parë se Ministria Ruse e Mbrojtjes filloi përgatitjen e materialeve për një fushatë publike negative kundër Prigozhin, por megjithatë nuk arriti ta organizonte atë. Tani, sipas burimit të Medusa, administrata presidenciale po përgatit një fushatë të ngjashme, në rast se Prigozhin do të vazhdojë me këtë sjellje. Në të njëjtën kohë, burime pranë Kremlinit thonë se nuk mendojnë se autoritetet do të mjaftohen vetëm me këtë. "Për sa kohë që Ëagner është në fushën e betejës, ai ka aftësinë të dialogojë drejtpërdrejt me presidentin. Por nëse kjo vazhdon, forcat zyrtare të sigurisë me siguri do t'i japin fund."

Ukraina gjunjëzon Rusinë para kundërofensivës, Putin i ka humbur shpresat për fitore, ja shenjat që tregojnë se ushtria e tij është më e dobët se kurrë

Rusia e shkurtit të vitit 2022, e konsideronte Ukrainën “pre të lehtë”, që do e gllabëronte brenda tre ditësh. Ndërsa sot, pas më shumë se një viti, situata duket krejt ndryshe. Përqasja e mediave ruse ndaj luftës së Rusisë ka ndryshuar, me disa prej tyre që madje pranojnë se mund të mos fitojnë, dhe asgjë në Rusi nuk ndodh pa urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin, ndaj ka dyshime se edhe vetë lideri ka nisur të mendojë që duhet të përgatiten për humbje. Një notë e re pesimizmi në lidhje me rezultatin përfundimtar të luftës dallohet kudo dhe siguria për fitore është zhdukur fare. Putini dhe regjimi i tij rus mund të “kenë ngecur”. Sigurisht që është ende herët për të menduar për fundin dhe parashikimet për mënyrën se si do të përfundojë aventura e tij ushtarake janë jashtëzakonisht të pasigurta.

Dobësitë e Moskës

Rusia ka ende, pavarësisht humbjeve të rënda, një prani të konsiderueshme dhe të fuqishme ushtarake në fushë-betejë dhe ka pushtuar afërsisht 15 për qind të territorit sovran të Ukrainës. T’i hedhësh poshtë këto do të ishte marrëzi. Megjithatë, në fasadën politike dhe ushtarake ruse kanë filluar të shfaqen “çarjet e para”. Parada e vakët e Ditës së Fitores ishte ndoshta një tregues i jashtëm i problemeve të brendshme. Vetëm një tank, një T-34 i epokës së Luftës së Dytë Botërore, u duk nëpër Sheshin e Kuq, ku në vitet e mëparshme janë parë qindra automjete më moderne. Sipas medias britanike Express UK, kjo nuk ka shumë lidhje me humbjen e tankeve ruse në Ukrainë. “Rusia ka ende mijëra tanke, megjithëse shumë prej tyre të vjetër. Por ata janë tanke”, shkruan Express UK. Megjithatë, mund të ketë arsye logjike që autoritetet donin të publikonin shkallën e humbjeve në luftën aktuale. A kishin ndonjë lidhje sulmet e fundit me dron në Kremlin me uljen dramatike të pompozitetit? “Ndoshta, vetë mendimi i një greve të ngjashme në paradën e 1 Majit në Sheshin e Kuq ishte i mjaftueshëm për t'i dhënë Vladimir Putinit një mesazh”, thekson Express UK.

Frika e rusëve

Ka shenja të tjera se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë me makinën ruse të luftës. Sulmi i tyre prej disa muajsh për të marrë Bakhmutin po has vështirësi, dhe duket si një betejë “baticë-zbaticë”. Vlerësimet e SHBA tregojnë se Forcat e Armatosura ruse dhe aleatët e tyre të Grupit Wagner mund të kenë humbur deri në 20,000 burra që nga dhjetori, me shumë të tjerë të plagosur dhe të zhdukur. Të frikësuar nga kundërofensiva ukrainase e premtuar prej kohësh, rusët  kanë qenë të zënë me ndërtimin e linjave të shumta të mbrojtjes në Kherson, në rrugën midis Zaporizhzhia dhe Melitopol, ku të gjithë tani parashikojnë se do të nisë goditja. Fakti që Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk është gati të sulmojë, i ngushëllon disi. Dhe pastaj ngre dyshime edhe ngurrimi i vazhdueshëm i Putinit për të bërë thirrje për një mobilizim të plotë ushtarak rus, i cili në thelb do të fundoste pretendimin e tij për një "operacion special ushtarak" dhe do t'i bënte të ditur popullit rus, nëse nuk e kanë marrë me mend deri tani, se ata janë përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë.

Ndryshimi i propagandës

Pikërisht në këtë sfond, media e kontrolluar nga shteti rus, me shumë delikatesë, ka filluar të ndryshojë mesazhin në komunikimin e saj me audiencën e saj vendase. Perspektiva se lufta në Ukrainë "mund të mos fitohet" është diskutuar në heshtje dhe se njerëzit duhet të përgatiten që ushtritë e tyre të munden. Ajo që mund të themi në këtë pikë është se planet fillestare të Putinit janë përmbysur plotësisht dhe mund të ketë lajme më të këqija për të. Si do të përfundojë lufta? Siç shkruan Express UK, “Krimea është çmimi strategjik, terreni kyç në gjithë këtë. Ukraina duhet ta marrë atë para se lufta të përfundojë”. Megjithatë, është gjithashtu simbolike për Putinin dhe Rusinë.Shumica e banorëve të saj janë rusishtfolës, dhe pavarësisht faktit se shumica e tyre votuan për pavarësinë nga Rusia në të kaluarën, Putini nuk do të heqë dorë nga Krimea pa luftë. “Megjithatë, duket sikur po fillojmë të shkojmë drejt fundit të lojës. Mund të shohim disa zhvillime të rëndësishme deri në fund të muajit të ardhshëm”, përmbyll Express UK.

Mund të jetë helmuar në Rusi, Lukashenko transportohet me urgjencë pas takimit me Putinin

Ka zëra që Alexander Lukashenko mund të jetë helmuar gjatë një parade ku mori pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Bjellorusisë, 68 vjeç, i cili është në pushtet për gati një çerek shekulli, dukej shumë i sëmurë ndërsa lideri rus mbante një fjalim për të përkujtuar Ditën e Fitores, festën më të madhe laike të Rusisë për të kujtuar përpjekjet e vendit për fitore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti politik bjellorus, Dmitry Bolkunets tha se është e mundur që ai të jetë helmuar, por se “ditët e fundit autokrati ishte i sëmurë”, shkroi një gazetar i Kyiv Post në Twitter.

Një pamje e tillë ishte në “Sheshin e Kuq” të Moksës kur ai nuk ishte në gjendje të ecte më shumë se një çerek kilometri pranë Putinit, raporton mirror.

Ndërsa ishte ulur në turmë gjatë fjalimit të Putinit, dora e djathtë e Lukashenkos ishte e mbuluar me një fashë që mund të shihej duke dalë nga palltoja e tij.

Një video kapi momentin kur i kërkoi Putinit që një operativ rus ta transportonte për në Varrin e Ushtarit të Panjohur në kopshtin e Aleksandrit, pranë murit të Kremlinit.

Lukashenko – menaxher i fermave kolektive të epokës sovjetike – është sanksionuar nga Perëndimi për ndihmën ndaj Putinit në luftë dhe përdorimin e policisë sekrete të KGB-së për të shtypur të gjithë opozitën demokratike.

Udhëheqësit e Armenisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Kirgistanit, Turkmenistanit dhe Taxhikistanit ishin të gjithë në gjendje të ecnin në një distancë të shkurtër me Putinin nga Sheshi i Kuq në Kopshtin Aleksandri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat