Ukraina merr 130 milionë dollarë hua nga BB për bujqësinë e saj

Evropë

Ukraina merr 130 milionë dollarë hua nga BB për bujqësinë e saj

Më: 13 maj 2023 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Kievi mori një hua prej 132 milionë dollarësh nga Banka Botërore (BB) për të mbështetur bujqësinë.

Paratë iu drejtuan buxhetit të shtetit të Ukrainës për të ndihmuar në zbatimin e programit “Përshpejtimi i investimeve private në bujqësi”, tha Ministri i Financave Serhiy Marchenko.

Këto fonde do të përdoren për të përmirësuar situatën në industrinë ushqimore dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në Ukrainë.

Më herët Ministria e Financave bëri të ditur se ka marrë gati 190 milionë euro nga Banka Botërore për t’i paguar pagat nëpunësve civilë dhe mësuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat