Bien çmimet e shtëpive në plazhet skoceze, shkak bëhen nudistët

Evropë

Bien çmimet e shtëpive në plazhet skoceze, shkak bëhen nudistët

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Çmimet e pronave në disa nga plazhet më piktoreske të Skocisë, kanë pësuar një rënie të ndjeshme pasi kohët e fundit janë kthyer në “parajsë” për nudistët.

Nga hulumtimet e agjentëve të pronave, ka rezultuar se në vendet që frekuentohen nga nudistët, rënia e çmimit të pronave është shumë e madhe. Ata kanë marrë si shembull një fshat të bukur peshkimi në Fife, shkruan Euronews.

Lower Largo, është i njohur për plazhin e tij mahnitës dhe për të qenë vendlindja e marinarit të shekullit të 17-të Alexander Selkirk, i cili frymëzoi romanin e Daniel Defoe, “Robinson Crusoe”.

Megjithatë, plazhi në Lower Largo është gjithashtu një pikë e nxehtë për ata që plazhin e shijojnë totalisht të, me statistikat që tregojnë se shtëpitë atje kushtojnë 36 për qind më pak se pronat në zonën përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat