Portugalia miraton projektligjin që legalizon eutanazinë

Evropë

Portugalia miraton projektligjin që legalizon eutanazinë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Parlamenti portugez miratoi dje një projekt-ligj të diskutueshëm që dekriminalizon eutanazinë.

Në përpjekjen e pestë për miratimin e tekstit nga Assembleia da República në Lisbonë, anëtarët e delegacionit kombëtar portugez votuan pro me një shumicë të qartë, 129 vota pro, 81 kundër.

Katër përpjekjet e para ishin të pasuksesshme, për shkak të vetos së ushtruar nga presidenti Marcelo Hebelo de Souza ose kundërshtimeve nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit duhet të miratojë projektligjin që ai të hyjë në fuqi brenda tetë ditëve pasi t’i dorëzohet presidencës.

Teksti u modifikua disa herë.

Eutanazia është një vepër penale në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, ajo mbart dënime të rënda me burg. Në vitin 2021, Spanja u bë vetëm vendi i katërt që e dekriminalizoi atë, pas Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut.

Qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Antonio Costa paraqiti projektligjin origjinal në parlamentin e Portugalisë tre vjet më parë. Në atë kohë, shumica e deputetëve nga partia kryesore opozitare, PSD e qendrës së djathtë dhe shumë deputetë nga partia populiste e ekstremit të djathtë Chega kundërshtuan dekriminalizimin, pavarësisht nga kushtet e rrepta që vinin me të.

Partia Socialiste (PS) e Kosta ka theksuar vazhdimisht se projektligji synon të ofrojë “liri dhe dinjitet” për njerëzit që vuajnë, me dhimbje ekstreme për shkak të sëmundjes dhe duan t’i japin fund jetës së tyre.

Opozita kishte kërkuar një referendum në vend, ku shumica e qytetarëve janë katolikë të devotshëm.

Hebelou de Souza, i cili thotë se është shumë fetar, ka folur vazhdimisht kundër projektligjit, por thotë se nuk do të imponojë pikëpamjen e tij. Kur vuri veton ndaj tij, ai përmendi “paqartësi” në tekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat