Pezullohet greva e trenave në Gjermani, punëtorët arrijnë marrëveshje me punëdhënësit

Evropë

Pezullohet greva e trenave në Gjermani, punëtorët arrijnë marrëveshje me punëdhënësit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave të Gjermanisë pezulloi një grevë të planifikuar 50-orëshe të trenave pasi sindikata dhe punëdhënësit ranë dakord për një zgjidhje.

Greva do të fillonte sonte dhe do të zgjaste deri në mesnatën e së martës, por të dyja palët arritën në një kompromis.

Ata rënë dakord të “negociojnë shpejt dhe në mënyrë konstruktive me synimin për të arritur një marrëveshje në kohë.”

“Në interes të kompanisë hekurudhore, klientëve dhe industrisë, ne bëmë gjithçka që mundëm për të parandaluar këtë grevë dhe e bëmë me sukses.  Natyrisht, të dyja palët janë gjithmonë një pjesë integrale e një kompromisi”, tha kreu i personelit të Hekurudhave Gjermane (DB), Martin Zeiler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat