Arrestohet një shtetase serbe në Budva, tentoi ta vriste një shtetas turk

Evropë

Arrestohet një shtetase serbe në Budva, tentoi ta vriste një shtetas turk

Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi sonte në mbrëmje Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi, raporton N1.

Në njoftim thuhet se dje rreth orës 10:00, në rrugën “Kanjosha Macedonovica”, në ambientet e një shtëpie, pas një konflikti verbal në një konflikt fizik mes M.D. dhe nënës së, e dyshuara M.D. ka goditur me thikë H.B.

Bëhet e ditur se shtetasit turk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se policia ka kryer hetime.

Ndërsa e dyshuara M.D. me kallëzim penal do t’i dërgohet prokurorit kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat