Top zyrtari gjerman jep dorëheqje, favorizoi organizatën e motrës për grant

Evropë

Top zyrtari gjerman jep dorëheqje, favorizoi organizatën e motrës për grant

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:26
Patrick Graichen

Një zyrtar i lartë në Ministrinë gjermane të Ekonomisë ka dhënë dorëheqje të mërkurën pas akuzave se është përfshirë në përzgjedhjen e njeriut të tij në krye të Agjencisë gjermane të Energjisë dhe se nënshkroi një mbështetje financiare për një projekt ku motra e tij ishte e përfshirë.

Patrick Graichen ishte një nga këshilltarët më të afërt të ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck, raportoi AP.

Graichen ka qenë nën presion për disa javë pasi mediat zbuluan përfshirjen e tij në përzgjedhje të punonjësve, por javën e kaluar Habeck ka thënë se Graichen mund ta mbajë punën.

Megjithatë, të mërkurën Habeck ka thënë se Graichen ka shkelur edhe rregulloren e ministrisë kur ka nënshkruar mbështetjen financiare për një projekt grupit mjedisor BUND, në bordin e të cilit ishte motra e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat