Shpërthim pranë një qendre tregtare në Kroaci, 2 të arrestuar

Evropë

Shpërthim pranë një qendre tregtare në Kroaci, 2 të arrestuar

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një shpërthim është raportuar pak pas mesnate në Rijekë të Kroacisë. Sipas njoftimit të Policisë Primorje-Gorski, mjeti shpërthyes u aktivizua rreth orës 00:30, në afërsi të një qendre tregtare, sipas mediave të huaja.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Pas ngjarjes, policia ka ndaluar një shtetas gjerman dhe një kroat, që dyshohet se kanë vendosur mjetin shpërthyes.

Të arrestuarve u është gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet tjetër shpërthyes.

Në 21 maj, një shpërthim në qendrën tregtare Vezhica shkaktoi dëme materiale në fasadën dhe derën e godinës. Sipas mediave vendase, këto ngjarje lidhen me njëra-tjetrën, ndërkohë që ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat