Kështjella në Britani del në shitje për vetëm 35,000 €, por ka një problem

Evropë

Kështjella në Britani del në shitje për vetëm 35,000 €, por ka një problem

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:30
Kështjella në Britani

Një kështjellë në ishujt Shetland në Britaninë e Madhe po shitet për vetëm rreth 35,000 €, por ka një problem.

Një blerës potencial mund të blejë Brough Castle në ishullin Fetlar më lirë se një apartament në Britani, por më pas do t’i duhet të paguajë 13.8 milionë euro të tjera.

Prona 200-vjeçare shtrihet në 40 hektarë tokë, me kulla dekorative, një oborr dhe kopshte me mure. Por investitorët janë paralajmëruar se do të duhet të mbulojnë kostot e rinovimit të ndërtesës, e ndërtuar në 1820.

Një fondacion i krijuar në vitin 1998 për të ruajtur ndërtesën po kërkon një “filantrop biznesi” për ta kthyer në një resort të klasit botëror.

Plani parashikon ruajtjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e 24 dhomave të gjumit dhe një restoranti.

Fondacioni thotë se plani i tyre do të sjellë turistë, do të krijojë 14 vende pune dhe do të sjellë përfitime ekonomike për këtë ishull skocez./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat