Dhuna e nxënësve në shkolla e përsëritshme,13 vjeçari rreh profesorin në Skoci

Evropë

Dhuna e nxënësve në shkolla e përsëritshme,13 vjeçari rreh profesorin në Skoci

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Skoci, ku një profesor është sulmuar brutalisht nga një djalë 13-vjeç, ku si pasojë ka ngelur pa ndjenja.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në shkollën Taylor në Motherwell të Skocisë, ku shihet profesori rreth 60 vjeç duke i shtrirë në korridorin e shkollës, pasi ishte sulmuar nga një nxënës.

Në video shihet profesori i rrethuar nga kolegët e shqetësuar, dhe nxënësit që ishin aty përreth dhe shikoni me habi.

Në anën tjetër, nga policia skoceze është bërë e ditur se djaloshi është arrestuar dhe akuzohet për sulm fizik ndaj profesorit duke pranuar në gjykatë se ka goditur profesorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat