Zelensky takohet në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

Evropë

Zelensky takohet në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 17:49
Zelensy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy është takuar në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky thotë se diskutuan çështje të ndryshme, shkruan Sky News.

Zelensky tutje e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e dhënë.

“Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj të madhe, që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe po i jep Ukrainës”, ka shkruar presidenti ukrainas.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat