Numërimi i votave drejt fundit në Mal të Zi, rezultat fantastik për shqiptarët - kjo parti shpall fitoren

Evropë

Numërimi i votave drejt fundit në Mal të Zi, rezultat fantastik për shqiptarët - kjo parti shpall fitoren

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:26 Përditësuar në ora: 23:25 më 11.06.2023
Foto ilustrim

Koalicioni ku bën pjesë Dritan Abazoviq do t’i ketë 12 deputetë

Koalicioni ku bën pjesë kryeministri aktual i Malit të Zi Dritan Abazoviq, do të ketë 12 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Kështu tha Aleksa Beçiq, bartësi i koalicionit “Hrabro se broji” apo “Guximi numërohet”.

Sipas Beçiqit, ky është rezultati më i mirë deri më tani për ata në zgjedhje parlamentare.

Ai tha se këtë rezultat e ka pretenduar edhe para zgjedhjeve.

“Ky është një rezultat vërtet mbresëlënës me të cilin jemi shumë të kënaqur. Nuk ka asnjë dilemë, çfarë kemi pretenduar para zgjedhjeve, nuk ka shumicë pa “Hrabro se roji”, tha ai.

Ka përfunduar numërimi i votave në Mal të Zi.

Fitues i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja “Tani Evropa”, i presidentit Jakov Milatoviq, që ka arritur të marrë 26 për qind të votave.

Gjashtë shqiptarë në parlamentin e ri të Malit të Zi

Në parlamentin e Malit të Zi të dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit do të ketë në përbërje 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.

Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Shumicën e votave, me 26 përqind, e ka marrë lëvizja “Evropa Tani”, ndjekur nga aleanca “Së bashku” e përbërë nga DPS-SD-LP-DUA me 23.9 për qind.

Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka marrë 14.8 për qind, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind. Forumi Shqiptar ka marrë 2 për qind, Aleanca Shqiptare 1,5 për qind.

Rezultatet e publikuara nga Qendra e Monitorimit:

– Partia Boshnjake – 6,8 për qind – 6 mandate parlamentare 

 – Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,6 për qind – një mandat 

 – “Drejtësia për të gjithë” – 2,9 për qind – pa mandat 

– “Za tebe” (PKSH dhe Demos) – 3.2 për qind – dy mandate 

– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1,1 për qind – pa mandat 

– Aleanca Shqiptare – 1.5 për qind – një mandat 

– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat 

– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat 

– “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat  

– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,9 për qind – 22 mandate 

– “Lëvizja Evropa Tani” – 25.6 për qind – 23 mandate 

– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.8 për qind – pa mandat

– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12.3 për qind – 11 mandate 

– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 14,8 për qind – 13 mandate 

– Forumi Shqiptar – 2.1 për qind – dy mandate

Gjeloshaj: Rezultat fantastik, katër deputetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi

Nik Gjeljoshaj nga Forumi Shqiptar ka komentuar rezultatet paraprake parlamentare të Malit të Zi.

Ai tha se “partia që drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate” ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.

Politikani shqiptar gjithashtu ka pohuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend, raporton rtcg.

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha Gjeloshaj.

Ai beson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të qëndrueshme, e cila do ta dërgojë në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, lëvizja që e ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet parlamentare ndërsa në pozitën e dytë është DPS, të cilën deri para disa jave e ka drejtuar Milo Gjukanoviq.

Mali i Zi: Mbi 92 e votave të numëruara, prin lëvizja e presidentit Milatoviq

Janë numëruar 93 për qind e votave në Mal të Zi.

Sipas rezultateve preliminare po prin Lëvizja “Tani Evropa”.e presidentit Jakov Milatoviq, 25.6 për qind.

E dyta renditet koalicioni “Së bashku” e përbërë nga (DPS-SD-LP dhe DUA), që ka 23.8 për qind.

Në vendin e tretë është “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 14.8 për qind.

Koalicioni mes Lëvizjes “Ura” të kryeministrit aktual Dritan Abazoviq, dhe demokratëve të Aleksa Beçiqit, i kanë 12.3 për qind.

Derisa dy listat shqiptare, Aleanca Shqiptare, i ka 1.5 për qind, kurse Forumi Shqiptar i ka 2 për qind.

Ivanoviq: Lëvizja “Evropa Tani” më e votuara

Filip Ivanoviq, zyrtar i Lëvizjes “Evropa Tani”, ka deklaruar se janë partia me më së shumti vota në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi. 

Ai në një konferencë për media, tha se parregullsitë e regjistruara nuk do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.

Ivanoviq: Lëvizja “Evropa Tani”, është më e forta në këto zgjedhje

"Unë mund t’iu komunikoj atë që kemi për momentin, e cila bazohet në rreth 50 % e materiale të numëruar të zgjedhjeve që “Lëvizja Evropë”, tani ka rreth 29% me një tendencë në rritje për të qenë afër 30%. Kjo do të thotë se në këtë moment “Lëvizja Evropa”, tani u është bindeshim partia më e fortë politike që mori pjesë në këto zgjedhje, pas kësaj mund të them se koalicioni “Së bashku”, ka 23.8%, se “Për të ardhmen e Malit të Zi”, ka 15.6%, që “Guximi”, ka 12.6%, se partia boshnjake ka 3.8% dhe Pravda za sve, aktualisht ka 3.05%, që do të thotë se ata do ta kalonin pragun dhe do të hynin në parlament në bazë siç thash të përqindjes që kemi aktualisht. Listat e tjera janë nën prag, sa i përket rezultateve të Lëvizjes për Evropë, tani mund t'iu them disa të dhëna sipas komunave, për shembull Danilovgrad, Evropa Tani ka fituar siç janë gjërat tani rreth 36%, në Podgoricë rreth 35 %, në Herceg Novi 34%, në Pljevlje 30%, në Bijelo Polje 26%, në Budva, 23% e kështu me radhë” tha Ivanoviç.

Sipas tij, disa vendvotime në Rozhaje janë mbyllur për shkak të mungesës së rrymës, në Tuzi një vendvotim është mbyllur sërish për shkak të disa parregullsive.

​Asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Mal të Zi

Deri më tani asnjë vërejtje për procesin zgjedhor nuk është paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e as në komisionet komunale zgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha. 

Ai ka theksuar për TVCG se nënshkrimet e mbështetjes për partitë politike janë trajtuar si të dhëna personale dhe se qasja në ato lista nuk lejohet në bazë të mendimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mugosha theksoi se dita e zgjedhjeve është zhvilluar në një atmosferë paqësore dhe demokratike.

Në përgjithësi deri në këtë pikë nuk është bërë asnjë kundërshtim. Janë konstatuar shqetësime dhe probleme të vogla teknike, por jo parregullsi që do të ndikonin ndjeshëm në ligjshmërinë e ditës së zgjedhjeve. Do të ketë mundësi për kundërshtime nëse dikush mendon se e drejta e votës apo procedura është në rrezik”, tha ai.

Rezultatet e para nga zgjedhjet në Mal të Zi

Qendra e monitorimit shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Mal të Zi. 

Këto janë rezultatet në 65 për qind të votave të numëruara, ku më së shumti vota ka marrë Lëvizja Evropa Tani, e ndjekur nga aleanca "Së bashku" dhe aleanca "Për të ardhmen e Malit të Zi".

KSHZ konfirmoi 15 lista që morën pjesë në zgjedhjet e sotme.

- Partia boshnjake - 7 për qind - 6 mandate parlamentare

- Në anën e djathtë të botës" (HGI) - 0,5 për qind - një mandat

- “Drejtësia për të gjithë” – 2.7 për qind – pa mandat

- "Për ty" (PKSH dhe Demos) - 3.5 për qind - tre mandate

- Koalicioni Popullor "Složno i dočka" - 1.2 për qind - pa mandat

- Aleanca Shqiptare - 1.3 për qind - një mandat

- Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind - pa mandat

- Lëvizja për ndryshim - 0.7 për qind - pa mandat

- "Po. Mund ta bëjmë për Malin e Zi civil" - 0.5 për qind - pa mandat

- "Së bashku" (DPS, SD, LP, DUA) - 23,2 për qind - 21 mandate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat