Asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Mal të Zi

Evropë

Asnjë vërejtje për procesin zgjedhor në Mal të Zi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Deri më tani asnjë vërejtje për procesin zgjedhor nuk është paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e as në komisionet komunale zgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha. 

Ai ka theksuar për TVCG se nënshkrimet e mbështetjes për partitë politike janë trajtuar si të dhëna personale dhe se qasja në ato lista nuk lejohet në bazë të mendimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mugosha theksoi se dita e zgjedhjeve është zhvilluar në një atmosferë paqësore dhe demokratike.

“Në përgjithësi deri në këtë pikë nuk është bërë asnjë kundërshtim. Janë konstatuar shqetësime dhe probleme të vogla teknike, por jo parregullsi që do të ndikonin ndjeshëm në ligjshmërinë e ditës së zgjedhjeve. Do të ketë mundësi për kundërshtime nëse dikush mendon se e drejta e votës apo procedura është në rrezik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat