Putin dekoron Dodik me urdhrin e lartë

Evropë

Putin dekoron Dodik me urdhrin e lartë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:49
Milorad Dodik

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin,  ka dekoruar Presidentin e Republika Serbe, Milorad Dodik, me Urdhrin e Aleksandar Nevskit, në kuadër të Ditës së Rusisë.

Dodik e bëri të ditur këtë në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Republika Srpska janë miqësore dhe plot mirëkuptim.

“Rusia është e rëndësishme për Serbinë sepse ajo zbaton vazhdimisht Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, nuk bën gjëra që duken si eksperiment. Ne e vlerësojmë këtë, si dhe rolin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sepse ajo është e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Srpska-s, dhe jo vetëm gënjeshtrat që po përpiqen të përhapin përfaqësues të ndryshëm të lartë. Serbia bashkëpunon me Rusinë, por ne nuk kemi asgjë kundër bashkëpunimit me vendet e tjera lindore dhe perëndimore. Ne jemi neutralë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk i bashkohemi sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në pritjen në Banja Llukë, e urova ambasadorin Igor Kalabuhov për Ditën e Rusisë. Të pranishmëve u thashë se jam jashtëzakonisht krenar për çmimin që më dha Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për kontributin tim të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës Ruse dhe Bosnje-Hercegovinës dhe forcimin e partneritetit me Republikën Serbe”, ka shkruar Dodik.

Dodik është i sanksionuar nga SHBA-të për lidhjet e tij me krimin dhe Rusinë. Ai është bashkëpunëtor i afërt me Putinin dhe njeriu më i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në 2019 Presidenti rus Vladimir Putin dekoroi me Urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit, edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç me motivacionin “Për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat