Lukashenko: Nuk do hezitojmë të përdorim armët bërthamore ruse

Evropë

Lukashenko: Nuk do hezitojmë të përdorim armët bërthamore ruse

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:12
Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të shërbente si një pengesë kundër një agresori të mundshëm dhe se nuk duhet të ketë hezitim në përdorimin e tyre nëse është e nevojshme.

Deklaratat e tij u raportuan nga agjencia e lajmeve Belta.

Rusia do të fillojë vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut, kur objektet speciale të magazinimit të jenë gati, tha në një deklaratë presidenti rus Vladimir Putin.

Armët bërthamore mund të përshkruhen “me rendiment të ulët” të destinuara për t’u përdorur në fushat e betejës dhe jo kundër qyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat