Financim të fushatës nga Libia, kontrolle në shtëpinë e ish-presidentit francez

Evropë

Financim të fushatës nga Libia, kontrolle në shtëpinë e ish-presidentit francez

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:23
Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy u paraqit në gjykatë për tu përballur me akuzat e financimit të fushatës presidenciale të vitit 2007 nga persona të njohur në Libi.

Ai u dëgjua në një seancë nga hetuesit financiarë të Zyrës Qendrore për luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve financiare e tatimore, për të kuptuar më shumë rreth akuzave të hedhura drejt tij.

Sipas mediave franceze ish-presidenti dyshohet se ka dhënë pëlqimin e tij në një operacion që synon të tërheqë biznesmenin Ziad Takieddine nga dëshmia e tij.

Biznesmeni franko-libanez ishte një dëshmitar kyç, ku në nëntor të 2016, gjatë një interviste pretendoi se kishte prova të financimit  të fushatës presidenciale nga Libia dhe se i kishte dhënë, midis viteve 2006 dhe 2007.

“E vërteta më në fund po del në shesh”, kjo ishte deklarata që Sarkozy bëri, pas tërheqjes së biznesmenit nga pretendimet.

Nga ana tjetër në shtëpinë e ish-liderit francez policia gjyqësore po vijojnë kërkimet intensive për të gjetur prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat