NYT: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë

Evropë

NYT: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:40
Ilustrim

Provat sugjerojnë se shkatërrimi i digës Kahovka në zonën e kontrolluar nga rusët në Ukrainë, është shkaktuar nga një shpërthim i brendshëm që është detonuar nga Rusia.

Diga u shkatërrua më herët gjatë këtij muaji.

Duke cituar inxhinierë dhe ekspertë të eksplozivëve, gazeta amerikane tha se hetimi ka gjetur prova që sugjerojnë se pajisja shpërthyese ishte vendosur në një vendkalim në digë, ku dhe u detonua, duke shkatërruar digën më 6 qershor.

Provat qartazi sugjerojnë se diga u shkatërrua nga shpërthimi që u krye nga pala që e kontrollon atë: Rusia”, tha NYT.

Ndaras, një ekip ekspertësh ligjorë ndërkombëtarë, që u kanë ndihmuar prokurorëve ukrainas në hetimin e tyre, thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “ka shumë të ngjarë” që shembja e digës në rajonin ukrainas të Hersonit është shkaktuar nga eksplozivët e vendosur nga rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat