Mbytja e emigrantëve/ Apeli i Papa Françeskut: Bëni gjithçka për të parandaluar tragjedi të ngjashme

Evropë

Mbytja e emigrantëve/ Apeli i Papa Françeskut: Bëni gjithçka për të parandaluar tragjedi të ngjashme

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:27
Papa Françesku

Pas meshës së sotme, Papa Françesku foli ndër të tjera, për mbytjen e anijes me shumë të vdekur në Pylos, duke thënë se po lutet për ata që humbën jetën dhe kërkon që të bëhet gjithmonë gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

Apeli i tij:

“Me pikëllim të madh dhe dhimbje të madhe mendoj për viktimat e mbytjes shumë të rëndë të anijes që ndodhi ditët e fundit në brigjet e Greqisë.

Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe kërkoj që të bëhet gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat