Pamje të rënda, burri vret ish-gruan dhe vjehrrin pas seancës së divorcit

Evropë

Pamje të rënda, burri vret ish-gruan dhe vjehrrin pas seancës së divorcit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Turqi ditën e premte, ku një person vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe babain e saj, pas përfundimit të procedurave të divorcit.

Autori Mertcan Köse ndoqi automjetin me të cilin udhëtonte ish-bashkëshortja Bilge Kaya me babain e saj Ertuğrul Kaya, ku në një moment ka dalë nga makina dhe i ka ekzekutuar.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se gjithçka është fimuar nga kamerat e sigurisë.

Autori shihet me një pushkë automatike, teksa ish-vjehrri i del para dhe përpiqet ta ndalojë t’i vrasë të bijën.

Kose qëlloi fillimisht ndaj ish-vjehrrit, dhe më pas iu drejtua makinës ku ekzekutoi dhe ish-gruan.  Veprimi i tij erdhi menjëherë pasi në gjykatë u hodhën firmat e fundit për kujdestarinë e fëmijës së tyre pas divorcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat