Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, valë të nxehta rekord! Çfarë do të sjellë kjo verë dhe “fatura” që do të paguajë Evropa

Evropë

Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, valë të nxehta rekord! Çfarë do të sjellë kjo verë dhe “fatura” që do të paguajë Evropa

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Me ndryshimin e klimës, moti në Evropë po bëhet më ekstrem. Çfarë mund të sjellë kjo verë për sa i përket valëve të të nxehtit, thatësirës, përmbytjeve, zjarreve në pyje?

Perspektiva e përgjithshme është pesimiste siç e kemi parë tashmë këtë dimër dhe pranverë. Sipas një raporti të motit ekstrem të Agjencisë Evropiane të Mjedisit të botuar pak ditë më parë, shpjegohen sfidat kryesore klimatike të lidhura me motin me të cilat përballemi këtë verë.

Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, valë të nxehta rekord, moti ekstrem është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike. Kjo po prek njerëzit, ekosistemet dhe ekonomitë në mbarë botën.

Temperaturat ekstreme jo vetëm që ndikojnë në shëndetin e grupeve vulnerabël , por gjithashtu shkaktojnë shqetësime për të gjithë. Lumenjtë dhe liqenet po thahen, duke ndikuar në të gjithë jetën e varur prej tyre. Tokat po thahen gjithashtu, duke rritur rreziqet nga zjarri dhe duke ulur produktivitetin bujqësor. Pjesë të tjera të Evropës po përjetojnë rrebeshe intensive, ndonjëherë duke përmbytur ndërtesa dhe duke dëmtuar pronën dhe infrastrukturën brenda pak minutash. Zonat bregdetare do të jenë në rrezik nga stuhitë më të shpeshta, duke rezultuar gjithashtu në përmbytje të ndërtesave ose tokave bujqësore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat