Vazhdon të rritet numri i të lënduar si pasojë e shpërthimit në Paris

Evropë

Vazhdon të rritet numri i të lënduar si pasojë e shpërthimit në Paris

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:24
Ilustrim

Tridhjetë e shtatë persona janë plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit.

Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në të cilën ndodhet një shkolle projektimi dhe selia e sistemit arsimor katolik në Rue Saint-Jacques, në lagjen e pestë të kryeqytetit francez.

Punonjësit e urgjencës janë duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesës dhe besohet se të paktën dy persona të zhdukur.

Sipas dëshmitarëve, para shpërthimit ka pasur një erë të fortë gazi, shkruan BBC.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, pasi mbërriti në vendngjarje, tha se kontrollet fillestare të pamjeve të kamerës tregojnë se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës, e cila ishte pranë kishës Val de Grâce, raportoi gazeta Le Parisien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat