Rritet numri i vjedhjeve në dyqanet e Britanisë

Evropë

Rritet numri i vjedhjeve në dyqanet e Britanisë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:45
Ilustrim

Teksa kostot e jetesës rriten, britanikët po i kthehen krimit.

Sipas disa të dhënave të publikuara së fundmi, në vend është rritur numri i vjedhjeve të mishit, alkoolit dhe ëmbëlsirave në dyqane, krahasuar me një vit më parë.

Këto po ashtu, janë shifrat më të larta të raportuara në një dekadë.

Më shumë se 1.1 milion incidente vjedhjesh u regjistruan në vitin 2022, nga 970,000 që ishin regjistruar një vit më parë. Raporti është bërë publik nga Shoqata e Dyqaneve.

James Lowman, shefi ekzekutiv i ACS, i cili përfaqëson dyqanet e vogla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha numri i vjedhjeve që po ndodhin çdo ditë është i paprecedentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat