Stuhi të forta paralajmërohen për Europen

Evropë

Stuhi të forta paralajmërohen për Europen

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:55
Ilustrim

Instituti evropian për monitorimin e stuhive Estofex ka lëshuar sot një paralajmërim për stuhi të fuqishme në Evropë.

 Madje në paralajmërimin e tyre thuhet që ka shanse të forta për paraqitjen e strukturave të fuqishme tornadike që mund të rezultojnë me ndonjë tornado potencialisht të rrezikshme.

Rreziku më i lartë për breshër me diametër të madh, erëra të stuhishme dhe potencialisht edhe tornado janë territoret që Estofex i ka nënvizuar ose rrethuar me numrin 3, e që janë shumë pjesët të Gjermanisë dhe disa pjesë të Çekisë, dhe Polonisë.

Të rrethuar me nivelin 2 janë Zvicra, Austria, pjesë të Italisë veriore etj. dhe po ashtu me numrin 1 është edhe Kosova, me potencial për rrebeshe ose ndonjë stuhi kalimtare me bubullimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat