Temperatura deri në 40 gradë, vala e të nxehtit godet Italinë - ja çfarë thonë meteorologët

Evropë

Temperatura deri në 40 gradë, vala e të nxehtit godet Italinë - ja çfarë thonë meteorologët

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një valë të nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë në mbrëmjen e sotme, duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu.

Ndërkohë sot termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia.

Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës.

Edhe nesër, sipas parashikimeve, temperatura të larta do të regjistrohen ndër të tjera në Bolonja, Firence, Romë, Verona dhe Ankona.

Gjatë fundjavës temperaturat pritet të ulen me 4 deri në 5 gradë në të gjitha zonat e gadishullit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat