Wagneri e tradhtoi? Putin thotë se ata që janë në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen

Evropë

Wagneri e tradhtoi? Putin thotë se ata që janë në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:49
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka konsideruar akt tradhtie veprimet e forcave mercenare Wagner, por pa i përmendur ata apo liderin e tyre Yevgeny Prigozhin.

Putini ka premtuar ndëshkim për ata që kanë marrë këtë “aventurë”.

“Të gjithë ata që shkuan në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi. Forcave të armatosura u janë dhënë urdhrat e nevojshëm. Ajo që ne po përballemi tani është tradhti. Interesat personale kanë çuar në tradhtinë e vendit tonë dhe kauzës që forcat tona të armatosura po luftojnë”, ka thënë ai.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit se si president dhe komandant rus, ai tha se “do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin tim”.

“Dhe ata që kanë organizuar një rebelim të armatosur do të mbajnë përgjegjësi. Ata që kanë shkuar me ta, ju bëj thirrje që të ndaloni veprimet tuaja kriminale”, ka thënë ai.

Putini ka thënë se do të bëhet gjithçka për ta stabilizuar gjendjen në qytetin e Rostov-on-Don, por ka pranuar se situata është shumë e vështirë atje për shkak të “kryengritjes së armatosur”.  “Në Rostov, puna e administratës civile dhe ushtarake është në thelb e bllokuar”, ka thënë Putin.

Nga ana tjetër, Yevgeny Prigozhin thotë në një video-mesazh të ri se të gjitha vendet ushtarake në qytetin rus të Rostov-on-Don janë nën kontrollin e grupit mercenar Ëagner.

Shefi i Wagner thotë gjithashtu në videon e postuar në Telegram, se ai dhe njerëzit e tij ndodhen në selinë ushtarake të distriktit jugor në Rostov-on-Don, raporton Reuters.

Prigozhin thotë se kjo nuk pengon sjelljen e Rusisë të asaj që ajo e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat