Ukraina mund të ketë fatin e Koresë, zbardhen ngjashmëritë e dy konflikteve të përgjakshme

Evropë

Ukraina mund të ketë fatin e Koresë, zbardhen ngjashmëritë e dy konflikteve të përgjakshme

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Kanë kaluar 73 vjet që kur filloi Lufta Koreane, e ngrirë më pas më 27 korrik 1953 me një armëpushim, pa fitues apo humbës. Saktësisht 70 vjet pas atij armëpushimi, gjithçka është ende e ngrirë, në pritje të një marrëveshjeje politike.Sot ky konflikt ka dalë sërish nga arkivat e histories, edhe për shkak të ngjashmërive me luftën në Ukrainë. Një "zgjidhje koreane" po fiton terren, ashtu si hipoteza e një Ukraine të “gjymtuar”. Ndër emrat e tjerë që i atribuohen konfliktit korean, janë edhe "luftë e pezulluar" dhe "luftë e harruar". Pezulluar sepse, nuk ka përfunduar ende teknikisht. E harruar sepse, duke folur kronologjikisht, ndodhi në gjysmë të rrugës midis Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Vietnamit, dy ngjarje që patën një rezonancë më të madhe, duke errësuar atë që ndodhi midis viteve 1950 dhe 1953 në gadishullin Korean.

Ngjashmëritë

Konteksti historik dhe politik është i ndryshëm. Megjithatë, ekziston një fije e përbashkët që lidh luftën koreane me luftën aktuale në Ukrainë. Dy konfliktet mund të konsiderohen rajonale me implikime globale, të cilat paralajmërojnë, përshpejtojnë dhe konsolidojnë tranzicionin drejt një rendi të ri global.Për më tepër, në kohën e shpërthimit të Luftës së Koresë, sistemi ndërkombëtar kishte filluar të stabilizohej duke ndjekur një strukturë bipolare, me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik si dy fuqitë dominuese. Sapo kishim hyrë në Luftën e Ftohtë, që ishte e paparashikueshme dhe e rrezikshme. Sot mjafton që Koreja të zëvendësohet me Ukrainën dhe Kina me BRSS, dhe skenari bëhet jashtëzakonisht i ngjashëm. Sipas “Foreign Policy”, lufta midis Kievit dhe Moskës po përshpejton dhe konsolidon hendekun gjeopolitik midis SHBA-së dhe partnerëve të saj nga njëra anë, dhe boshtit kino-rus, dhe partnerët e tyre nga ana tjetër.

Gabimet e pushtuesit

Ngjashmëri të tjera vërehen duke kujtuar fazat faktike dhe vendimmarrëse të dy luftërave. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Joseph Stalin Stalini mendoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lëviznin kurrë për të mbrojtur Korenë, dhe kështu ai e shtyu presidentin e atëhershëm të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, të niste ofensivën e tij kundër Koresë së Jugut. Në fakt, kur Kremlini nisi "operacionin special ushtarak" në Ukrainë, presidenti rus e kishte menduar pothuajse të pamundur të shihte një mbështetje kaq intensive të NATO-s për Kievin, dhe e kishte menduar të lehtë rënien e qeverisë ukrainase. Ishte një gabim i dyfishtë. Një paralele tjetër interesante: në vitet 1950, CIA me të vërtetë kishte vënë re se Pheniani po lëvizte ushtrinë e saj drejt kufirit jugor, por, i raportoi Sekretarit të Shtetit të SHBA, Dean Acheson, se pushtimi i Veriut ishte i pamundur. Po ashtu, kur Moska vendosi trupat e saj përgjatë kufijve veriorë dhe lindorë të Ukrainës, agjencitë e inteligjencës perëndimore nuk panë fare rrezik në horizont.

Mbështetja e Perëndimit

Falë kontributit themelor të koalicionit perëndimor ushtria ukrainase arriti të zmbrapsë ofensivën e parë të Moskës dhe në vjeshtën e ardhshme të nisë një sërë kundërsulmesh të suksesshme.Në Kore, më shumë se 40 vende dërguan ndihma ose dërguan trupat e tyre për të luftuar përkrah Seulit, për t'i çuar njerëzit e Kim Il Sung drejt veriut. Fati i konfrontimit ndryshoi më vonë dhe Veriu fitoi terren duke zmbrapsur armiqtë, derisa arriti ekuilibrin e sotëm. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Ukrainë dhe shpresa është se ekuilibri mund të arrihet pa ndërhyrje të jashtme. Rusia po përfiton nga kundërofensiva e Ukrainës, por Kievi synon të ripushtojë territoret e humbura dhe Krimenë,

Konflikti i ngrirë

Konflikti korean është i harruar, i varrosur nga historia, por ende i gjallë. Të njëjtin fat mund të ketë edhe ai ukrainas. Së pari, megjithatë, Kievi dhe Moska duhet të nënshkruajnë një armëpushim. Në rastin e Koresëbisedimet zgjatën dy vjet e 17 ditë, për shkak të riatdhesimit të robërve të luftës.Ky konflikt më pas u zbeh në heshtje. Ata me fat që luftuan në Kore dhe u kthyen të sigurt në shtëpi, nuk morën pjesë kurrë në parada publike apo festa. Ata tani po vdesin ngadalë, duke i marrë kujtimet e asaj tragjedie me vete në varret e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat