Kryeministri rumun reagon për ngjarjet në Rusi: Po monitorojmë situatën me aleatët

Evropë

Kryeministri rumun reagon për ngjarjet në Rusi: Po monitorojmë situatën me aleatët

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:51
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me rebelimin e brendshëm që po ndodh në Rusi, ku mercenarët e Wagner kanë nisur një fushatë të armatosur kundër ushtrisë ruse.

Përmes një postimi në Twitter, Ciolacu thotë se të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rusi, në bashkëpunim të plotë me aleatët.

“Të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rusi, në bashkëpunim të plotë me aleatët tanë. Për situatën jam i informuar vazhdimisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ne jemi në koordinim me aleatët tanë”, shkroi Ciolacu në Twitter.

Më parë, presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi gjithashtu se autoritetet rumune po monitorojnë nga afër evolucionin e ngjarjeve në Rusi.

“Jam i informuar vazhdimisht për zhvillimet. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët”, shkroi gjithashtu Iohannis në Twitter.

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se forcat e tij kishin marrë kontrollin e objekteve ushtarake në Rostov-on-Don dhe aeroportin atje, sipas CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat