Putin, i telefonon Erdoganit, i kërkon mbështetje pas nisjes së grupit Wagner drejtë Moskës

Evropë

Putin, i telefonon Erdoganit, i kërkon mbështetje pas nisjes së grupit Wagner drejtë Moskës

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:15
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan dhe presidenti rus, Vlademir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Puntin, është detyruar që t’i telefonojë  presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoganit, pas nisjes e grupit të mercenarëve  e Wagner drejtë Moskës.

“Mediat shtetërore ruse kanë raportuar gjithashtu se Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan , i cili ka shprehur mbështetjen për lidershipin aktual rus, pretendojnë ata”, raporton The Guardian.

Ndërsa Një deklaratë e Këshillit të Sigurimit nga Bjellorusia ka thënë gjithashtu se Bjellorusia mbetet një aleat i Rusisë dhe se mosmarrëveshjet e brendshme janë një “dhuratë për perëndimin kolektiv”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të shtypte një kryengritje të armatosur pasi ushtria private e shefit mercenar Yevgeny Prigozhin mori kontrollin e një qyteti jugor si pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake.

Në kryengritjen e parë të armatosur të Rusisë që nga luftërat çeçene dekada më parë, luftëtarët e “Wagner”-it kanë kontrollin e rrugëve të Rostov-on-Don, një qytet me më shumë se një milion banorë afër kufirit me Ukrainën.

Prigozhin, ushtria private e të cilit zhvilloi betejat më të përgjakshme në Ukrainë, edhe pse u grind për muaj të tërë me drejtuesit e lartë, tha se kishte pushtuar selinë e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë pasi udhëhoqi forcat e tij në Rusi nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat