Elon Musk “këshillon” Vladimir Putinin

Evropë

Elon Musk “këshillon” Vladimir Putinin

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:47
Elon Musk

Situata, e cila po vëzhgohet me vëmendje nga krerët e shteteve në mbarë botën, po vëzhgohet edhe nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili ka luajtur një rol të madh në luftën e Ukrainës.

Musk, përmes kompanisë së tij SpaceX, furnizon Starlink në Ukrainë. Starlink, i cili është një shërbim satelitor i aksesit në internet, u bë sistemi i vetëm i komunikimit të forcave ukrainase në terren.

Kështu që Elon Musk me anë të Twitter i dha një këshillë Presidentit Vladimir Putin dhe Rusisë.

“Mos i beso askujt”, shkroi Musk, CEO i Tesla, në Twitter më 24 qershor. Ai e shoqëroi këshillën e tij me një imazh që në të kishte vendosur flamurin Rus dhe një burrë që i drejtonte armën shpëtimtarit të tij.

Teksti sipër figurës kishte shkruar: Mos i beso askujt, as vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat