“Pajisja doli nga shinat”, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Suedisë

Evropë

“Pajisja doli nga shinat”, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Suedisë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:15
Suedi

Një person raportohet se ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident në një park lojërash në Stokholm të Suedisë.

Dëshmitarët i thanë transmetuesit SVT se njëra nga “pajisja ku argëtoheshin njerëzit” kishte dalë pjesërisht nga shinat – pas së cilës, një helikopter, ambulanca dhe makina zjarrfikëse u panë duke mbërritur.

Policia konfirmoi se disa njerëz ishin lënduar në parkun Grona Lund.

“Ne jemi duke e zbrazur parkun dhe kemi filluar hetimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Expessen e Suedisë citoi një oficer policie të thoshte se disa njerëz kishin rënë nga pajisje dhe u gjetën në dysheme, ndërsa disa të tjerë mbetën të bllokuar.

Jenny Lagerstedt, e cila po vizitonte parkun me familjen, tha se dëgjoi një zhurmë metalike dhe pa pistën që dridhej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat