Rebelimi i grupit Wagner kundër pushtetit të Putinit, Parlamenti i Rusisë merr masa për mbajtjen nën kontroll të mercenarëve

Evropë

Rebelimi i grupit Wagner kundër pushtetit të Putinit, Parlamenti i Rusisë merr masa për mbajtjen nën kontroll të mercenarëve

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Duma e shtetit rus, ose dhoma e ulët e parlamentit, po punon për një ligj për të rregulluar funksionimin e Grupit Wagner, sipas Andrey Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes.

Sipas mediave të huaja, ka pasur spekulime të konsiderueshme për të ardhmen e Wagner-it që kur shefi i tij, Yevgeny Prigozhin, nisi një rebelim këtë fundjavë.

“Fati i Wagner PMC nuk është përcaktuar, por nuk është e nevojshme ta ndaloni atë, pasi kjo është një njësi e gatshme luftarake, dhe ka pyetje për udhëheqjen e saj, dhe jo për luftëtarët,” i tha Kartapolov gazetës ruse të biznesit Vedomosti të dielën.

Vërejtjet e Kartapolov i bëjnë jehonë atyre të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha të shtunën se ishte arritur një marrëveshje për “kthimin e PMC Wagner” në vendet e tyre.

Një pjesë e tyre, ata që do të dëshirojnë të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin, do të nënshkruajnë më pas kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes.

Por kjo ka të bëjë vetëm me ata që nuk morën pjesë në marshimin e urdhëruar nga Prigozhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat