Von der Leyen: Nevojiten më shumë fonde për të menaxhuar emigracionin

Evropë

Von der Leyen: Nevojiten më shumë fonde për të menaxhuar emigracionin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:55
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të Samitit të 29 dhe 30 qershorit.

Ajo ka kërkuar më shumë vëmendje për emigracionin.

Von der Leyen, thekson se bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit, transmeton Alsat M.

“Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të emigracionit, ne duhet të sigurojmë që të kemi fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të emigracionit dhe azilit dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat