Ish-diplomati bjellorus: Putini ndihet i poshtëruar, kjo lë të kuptohet se çfarë mund të ndodhë me Prigozhinin

Evropë

Ish-diplomati bjellorus: Putini ndihet i poshtëruar, kjo lë të kuptohet se çfarë mund të ndodhë me Prigozhinin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Një ish-diplomat bjellorus ka thënë se beson se Vladimir Putin ndihet i “poshtëruar” pas tentativës së kryengritjes së Wagner, të udhëhequr nga shefi i grupit Yevgeny Prigozhin.

“Duke ditur se ai është një ish-oficer i KGB-së dhe se ai ka thënë shumë herë në intervista se mund të justifikojë gjithçka përveç tradhtisë, [kjo] lë të kuptohet se çfarë mund të ndodhë me Prigozhin dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ai nuk do të qëndrojë në Bjellorusi për një kohë të gjatë”, ka thënë Pavel Slunkin.

Slunkin tha gjithashtu se situata varet nga fakti nëse Putin e lejon Prigozhin të qëndrojë në krye të trupave të tij Wagner.

“Nëse ai nuk do të ketë trupa të Wagner-it, nëse ata do t’ia marrin trupat e Wagner-it, kjo ndoshta do të thotë se ai është jashtë loje”.

“Por nëse i mban ato, ai vazhdon aktivitetet e tij të biznesit dhe aktivitetet politike diku në Afrikë dhe Lindjen e Mesme apo edhe në Bjellorusi”.

Veç kësaj, ish-diplomati tha se pozicioni i ri i Prigozhin është një kërcënim më i madh për presidentin bjellorus Aleksandr Lukashenko sesa për Kievin.

“Kjo nuk do të sjellë shumë kërcënim për Ukrainën, sepse trupat e Wagner nuk janë të mjaftueshme për të kryer një raund të ri sulmesh në Kiev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat