Borrell: Rusia vazhdon ta shkelë ligjin ndërkombëtar

Evropë

Borrell: Rusia vazhdon ta shkelë ligjin ndërkombëtar

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:40
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus mbi një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Rusia po vazhdon ta shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte.

“Në një demonstrim tjetër të terrorit që Rusia po ushtron mbi civilët ukrainas, një raketë ruse e lundrimit goditi një restorant dhe qendër tregtare në Kramatorsk.

Kjo ishte një pikë takimi e njohur për shtypin ndërkombëtar. Përsëri, Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte”, ka shkruar Borrell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat