Raketat ruse vrasin civilë në Kramatorsk

Evropë

Raketat ruse vrasin civilë në Kramatorsk

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit nxorën një tjetër person nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar pasi një raketë ruse ra në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, në një sulm që vrau të paktën nëntë persona. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 fëmijë, ndërsa 56 persona u plagosën pas sulmit në restorant. Restoranti është i njohur si nga ushtarët ashtu edhe nga gazetarët në qytetin e Kramatorsk, një nga më të mëdhenjtë ende nën kontrollin e Ukrainës.

Ndërkaq një rakete e dytë goditi një fshat ku mbetën të plagosur 5 persona. Kramatorsk, ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse, duke përfshirë një sulm në stacionin hekurudhor në prill 2022 që vrau 63 njerëz. 

“Çdo akt i tillë terrori na dëshmon përsëri për ne dhe për të gjithë botën se Rusia meriton vetëm një gjë si pasojë e gjithçkaje që ka bërë gjykime kundër të gjithë vrasësve dhe terroristëve ruse”, u shpreh presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.

Ndërsa Bjellorusia mirëpriti Prigozhin,  presidenti bjellorus Alexander Lukashenko është shprehur se vendi i tij dëshironte të mësonte nga përvoja e luftës e grupit mercenar rus Wagner. Teksa ende nuk dihet vendndodhja e saktë e grupit mercenar, Lukashenko u shpreh se vendi i tij nuk ka ndërtuar kampe për mercenarët e Wagner.

“Garancitë e sigurisë ua kemi dhënë. Prigozhin tashmë ndodhet këtu në Bjellorusi. Ne nuk do të ndërtojmë asnjë kamp për ata. U kemi ofruar atyre në dispozicion një bazë ushtarake të braktisur për të qëndruar. Por grupi do të jetë në gjendje vetë që me shpenzimet e tyre të qëndrojnë në Bjellorusi”.

Ndërkaq janë shtuar dyshimet se Prigozhin nuk veproi i vetëm ditën e rebelimit. Zyrtarët amerikanë thonë se gjenerali rus Sergei Surovikin dinte për planet e rebelimit të themeluesit të Wagner. Nga ana tjetër gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes Viktor Khrenin, Lukashenko konfirmoi edhe njëherë se vendi ka marrë nga Rusia armë bërthamore.

Ishte vetë ministri i Mbrojtjes, i cili në mënyrë simbolike i dhuroi presidentit bjellorus një bombë në miniaturë e cila është prodhuar për herë të parë në Bashkimin Sovjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat