Humbi zgjedhjet Parlamentare në Greqi, Alexis Tsipras jep dorëheqjen nga kreu i SYRIZA-s

Evropë

Humbi zgjedhjet Parlamentare në Greqi, Alexis Tsipras jep dorëheqjen nga kreu i SYRIZA-s

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:41
Alexis Tsipras

Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka dhënë dorëheqjen nga kreu i SYRIZA-s, partisë më të madhe opozitare që ai drejtonte.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke dhe dorëheqja e tij erdhi pasi partia e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re, ka arritur të fitojë shumicën për të formuar e vetme qeverinë.

Alexis Tsipras tha se ai ka dorëzuar dorëheqjen si kryetar i SYRIZA-s para anëtarëve të Zyrës Ekzekutive të mbledhur më herët gjatë ditës.

Pjesë nga fjala e Tsipras:

SYRIZA e re mund të bëhet shpresa për një të nesërme më të mirë. Vendimi im i shërben këtij qëllimi. Ky duhet të jetë një udhërrëfyes për proceset e ardhshme. Disa mund të jenë të lumtur, disa mund të jenë të trishtuar, por vitet e ardhshme do të jenë të vështira në çdo drejtim.

Zotohem se do të vazhdoj të qëndroj pranë anëtarëve të partisë. Udhëtimi vazhdon. Do të ishte hipokrite për këtë cikël të ri të mos e mbështesim me veprime. Kam besim në burimet njerëzore të partisë. Vendosa të propozoj zgjedhjen e kryesisë së re nga anëtarët e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat