Franca “digjet”, Macron-i bën lëvizjen e papritur

Evropë

Franca “digjet”, Macron-i bën lëvizjen e papritur

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 11:16
Mes protestave, presidenti shijon koncertin e Elton John

Prej më shumë se 3 ditësh Franca është mbërthyer nga protestat e dhunshme, pasi një efektiv policie qëlloi për vdekje një 17-vjeçar.

Teksa pritet një veprim nga qeveria për të qetësuar situatën, në media po qarkullon lajmi se presidenti Emmanuel Macron në fakt është duke shijuar me gruan e tij Brigitte një koncert të Elton John.

Modelja me origjinë italiane Bianca Brandolini ka postuar në rrjetet sociale një foto të presidentit francez dhe zonjës së parë të vendit duke parë koncertin e kantautorit të famshëm britanik. 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat