Policë serbë në Budva dhe Tivar

Evropë

Policë serbë në Budva dhe Tivar

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Prej datës 1 korrik policia serbe do të vendoset në tri qytete bregdetare të Malit të Zi.

Lajmi u konfirmua në Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke iu referuar një protokolli të nënshkruar me Malin e Zi.

"Në periudhën nga 1 korriku deri më 1 shtator 2023, një sërë një sërë forcash të Policisë së së Serbisë do të punojnë çdo ditë me kolegët e tyre në Mal të Zi – Tivar, Budva dhe Herceg Novi gjatë sezonit turistik” thuhet në njoftimin ministrisë serbe, raportoi Top News.

Madje qytetarëve serbë i është ofruar edhe një numër kontakti, në rast nevoje për asistimin e policisë së Serbisë.

Në Mal të Zi aktualisht ka patur vitin e fundit 10 për qind më shumë turistë serbë se sa vitin e kaluar.

Ministria e Turizmit thotë se numri më i madh i turistëve është nga Rusia dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat