Thyhet rekordi, qershori më i ngrohtë në Britani të Madhe që nga viti 1884

Evropë

Thyhet rekordi, qershori më i ngrohtë në Britani të Madhe që nga viti 1884

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Është thyer rekordi i temperaturës në Britaninë e Madhe që është vendosur për muajin qershor 1940 dhe 1976.

Krahasuar me ato vite, temperatura mesatare e ajrit në muajin qershor është rritur me 0,9 celsius.

Temperatura mesatare e viteve të lartpërmendura ishte 14,9 gradë Celsius, ndërsa këtë vit ajo arriti në 15,8 gradë.

Raportet tregojnë se qershori i këtij viti është më i ngrohti që nga viti 1884, që kur regjistrohen të dhënat.

“Ky është zyrtarisht qershori më i ngrohtë i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, për temperaturën mesatare si dhe për temperaturat mesatare maksimale dhe minimale”, tha Mark McCarthy nga Met Office, i cili punon në ekipin përgjegjës për të dhënat e motit dhe klimës.

Sipas McCarthy, temperatura në qershor arriti në 32.2 gradë dhe Met Office njoftoi se qershori i këtij viti ishte më me diell që nga viti 1957. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat