Trazirat në Francë, me intenzitet më të vogël

Evropë

Trazirat në Francë, me intenzitet më të vogël

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Në protestat e sotme në Francë sot ka pasur më pak arrestime dhe dëme publike. Vrasja e adoleshentit 17 vjeç për mos ndalim trafiku, ka shkaktuar që pesë ditë trazira në disa pjesë të vendit.

Në ditën e pestë të trazirave të dhunshme në Francë, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së adoleshentit nga policia franceze, të njëjtat sot kanë gjetur pak qetësi. Ndonëse, si rrjedhojë më shumë se 150 persona janë arrestuar të dielën mbrëma, krahasuar me më shumë se 700 një natë më parë.

Thirrjes për ndalim të dhunës i janë bashkuar edhe familja e 17-vjeçarit të vrarë Nahel.

Një ditë më herët protestuesit tentuan t'i vënë zjarrin shtëpisë së kryebashkiakut Vicent Jeanbrun, në periferi të Parisit.

Ai në atë kohë nuk ishte në shtëpi, mirëpo lëndime të konsiderueshme pësuan gruaja dhe fëmijët e Vincent-it, përderisa po përpiqeshin të largoheshin.

Kryeministrja Elisabeth Borne në vizitën e saj ndaj kryebashkiakut Vincent, e përshkroi sjelljen si të patolerueshme dhe theksoi se dhuna e përdorur nuk do të mbetet e pandëshkuar.

Kryetarët e bashkive kanë bërë thirrje që njerëzit të mblidhen jashtë bashkive të hënën për të protestuar kundër dhunës dhe plaçkitjes, ndaj rebelëve të cilët me justifikimin e vrasjes së adoleshentit kanë dëmtuar dhe kanë tentuar të vënë flakën në disa bashki në të gjithë Francën që nga fillimi i trazirave.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën do të takohet me kryetarët e 220 zonave komunale që janë prekur nga dhuna. Dëmet e shkaktuara nga djegia e veturave, hapësirave publike, shkollave dhe autobusëve arrijnë në miliarda euro. Autoritetet e vendit kanë vendosur rreth 45,000 oficerë policorë në të gjithë vendin për të tretën ditë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat